Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena Gomez shprehet krenare për prejardhjen meksikane në fushatën e re të “Rare Beauty”

Selena Gomez

Selena Gomez

Foto: Associated Press

Artistja Selena Gomez, është shprehur krenare me prejardhjen e saj meksikane përmes një fushate të re të brendit të saj të kozmetikës, “Rare Beauty”, ku janë përfshirë dhjetëra persona nga Amerika Latine.

Ylli 33-vjeçar ka prezantuar një fushatë të re me 48 persona nga vende të ndryshme latino-amerikane dhe ka thënë se bashkëpunimi me njerëz që ndajnë të njëjtën trashëgimi kulturore me të ishte shumë i veçantë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjëja që më bën më shumë krenare është forca dhe kompleksiteti ynë. Jam krenare që të qenit latine mund të ketë kaq shumë kuptime të ndryshme dhe se këto dallime janë diçka që duhet festuar”, ka thënë për People, Gomez, gjyshërit e së cilës, nga ana e babait, emigruan nga Meksika në Teksas gjatë viteve '70.

Ajo ka shtuar se puna me fotografin, modelet dhe punonjësit e “Rare Beauty” që ndajnë të njëjtën trashëgimi meksikane me të ishte shumë domethënëse.

Aktorja e serialit “Only Murders in the Building”, ka treguar se në të kaluarën rrallëherë e kishte parë veten të përfaqësuar në fushatat e bukurisë dhe shpreson që tani t’u japë të rinjve latinë mundësinë të shfaqin individualitetin e tyre.

“Do t’u thoja se nuk janë vetëm. Dua që të rinjtë të kuptojnë fuqinë që kanë në individualitetin e tyre, në vend që të krahasohen me të tjerët. Nuk jemi krijuar të gjithë për t’u dukur, menduar apo për të qenë njësoj. Dallimet tona janë ato që na bëjnë të bukur. Kjo është diçka tek e cila rikthehem vazhdimisht, sepse shpresoj që çdo i ri të ndihet krenar për atë që e bën unik”, ka thë ajo.

Këngëtarja e hitit “Lose You to Love Me” ka thënë se është shumë e lumtur që fushata e re e “Rare Beauty” përfaqëson “të gjithë spektrin” e komunitetit latin.

“Të shohësh kaq shumë nuanca të lëkurës dhe identitete të përfaqësuara me kaq kujdes është gjithçka që kam ëndërruar kur nisa ‘Rare Beauty’. Nuk bëhet fjalë vetëm për grimin. Ka të bëjë me ndjesinë kur e sheh veten të përfaqësuar në media dhe reklamat që i shohim çdo ditë. Kjo më kujton se komuniteti ynë nuk është vetëm një gjë. Ne jemi plot ngjyra, plot histori dhe secila histori meriton të tregohet”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Gomez ka folur edhe për shëndetin e saj mendor, duke zbuluar se fillimisht besonte se ishte diagnostikuar gabimisht me çrregullim bipolar.

Në podcastin “Friends Keep Secrets”, ku ishte e ftuar me bashkëshortin e saj Benny Blanco, ajo ka thënë se e dinte që diçka nuk ishte në rregull, por ka besuar se ishte diagnostikuar gabim.

Ajo ka shtuar se procesi për të gjetur ndihmën e duhur psikologjike është shumë i vështirë.

“Njerëzit thjesht bënin supozime dhe unë provoja terapistë të ndryshëm. Kjo është arsyeja pse është e vështirë. Është vërtet shumë e vështirë kur flasim për këto gjëra. Edhe për mua, të gjeja një terapist ishte tepër e komplikuar”, ka thënë ajo.