Këngëtarja Shakira ka folur për përvojën e saj në Kupën e Botës, duke e cilësuar këtë edicion si shumë të veçantë. Këngëtarja ka shprehur krenarinë që kënga zyrtare “Dai Dai”, të cilën e realizoi së bashku me këngëtarin nigerian Burna Boy, u prit aq mirë nga tifozët.
“Kjo Kupë e Botës ka qenë shumë e veçantë për shumë arsye. Më pëlqeu të shihja reagimin ndaj këngës ‘Dai Dai’, mënyrën se si bashkoi njerëzit dhe si ata vallëzonin e festonin së bashku me të”, ka thënë Shakira për People.
Performanca e Shakires:
Artistja, e cila në vitin 2010 interpretoi hitin “Waka Waka (This Time for Africa)” për Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, beson se futbolli e ka fuqinë t'i bashkojë njerëzit.
“Bota mund të jetë shumë e përçarë, por Kupa e Botës është një nga ato rastet e rralla kur njerëzit bashkohen rreth të njëjtit pasion. Kjo është arsyeja pse më pëlqen të jem pjesë e saj. Bota është krijuar për t’u bashkuar dhe është shumë domethënëse për mua të krijoj këngë që sjellin gëzim dhe përcjellin një mesazh pozitiv”, u shpreh ajo.
Shakira ka zbuluar gjithashtu se disa vite më parë kishte menduar seriozisht të tërhiqej nga muzika.
Edhe
Shakira shkëlqen në finalen e Kupës së Botës
“Isha gati të blija një fermë, të rrisja kafshë dhe të hiqja dorë nga muzika. Por kur e kujtoj sot, them me vete: ‘Sa e çmendur ishte ajo ide!’ Kisha dhe ende kam shumë për të thënë dhe për të bërë”, ka thënë fituesja e çmimit “Grammy”.
Megjithëse ka dekada në skenë, Shakira ka thënë se performancat live vazhdojnë të kenë një domethënie të veçantë për të.
“Kur ngjitem në skenë, nuk këndoj thjesht para një publiku. Ndihem sikur jam mes familjes sime. Fansat e mi më kuptojnë, i njohin edhe të metat e mia dhe nuk më gjykojnë për to”, ka përfunduar këngëtarja.