Dasma luksoze e shqiptares me famë botërore, Dua Lipa, dhe bashkëshortit të saj, aktorit, Callum Turner, në Palermo të Sicilisë po tërheq vëmendje ndërkombëtare, por ka shkaktuar edhe pakënaqësi te një pjesë e banorëve vendas për shkak të masave të rrepta të sigurisë dhe mbylljes së disa zonave publike, ka shkruar DailyMail.
Nëpër shesh janë vendosur pankarta me mbishkrimin “Sheshi ynë nuk është dhoma jote”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
janë ngjitur nëpër muret e qytetit të Palermos
Për festimet triditore, autoritetet kanë vendosur masa të shtuara sigurie në sheshet “Piazza Sant’Anna” dhe “Piazza Croce dei Vespri”, ndërsa mbi 50 truproja janë angazhuar për mbrojtjen e çiftit dhe të ftuarve VIP.

Sipas mediave britanike, disa rrugë janë mbyllur, janë vendosur barriera metalike dhe janë krijuar zona të ndaluara për dronët pranë vendeve ku po zhvillohen festimet.

Disa banorë kanë shprehur pakënaqësi për kufizimet e përkohshme, ndërsa disa biznese lokale ankohen se mbyllja e rrugëve po u shkakton humbje financiare.
“Jam i lumtur që po martohen, por për ne kjo do të thotë humbje biznesi për një ditë të tërë. Nuk ka kuptim të hapim lokalin, sepse askush nuk mund të arrijë deri këtu”, ka thënë pronari i një lokali.

Megjithatë, zyrtarët vendorë e kanë mirëpritur organizimin e dasmës në Palermo.
“Për ne është një nder i madh që Dua Lipa ka zgjedhur Palermon për martesën e saj. Vëmendja ndërkombëtare që sjell kjo ngjarje është një promovim i jashtëzakonshëm për qytetin”, ka thënë Antonio Rini nga departamenti i turizmit i Bashkisë së Palermos.

Festimet po zhvillohen mes hotelit luksoz “Villa Igiea”, ku po qëndrojnë çifti dhe të ftuarit e tyre, si dhe disa lokacione historike në Palermo dhe Bagheria.
Sipas raportimeve, kostoja e dasmës mund të arrijë deri në 1.5 milionë euro.
Në mesin e të ftuarve pritet të jenë emra të njohur të muzikës dhe showbizit, përfshirë Elton John, Charli XCX, Mark Ronson dhe Olivia Dean.
Mediat raportojnë gjithashtu se Lipa mund të veshë një fustan të personalizuar të krijuar nga disenjatorja e mirënjohur, Donatella Versace për ceremoninë festive në Itali.
Çifti e ka kurorëzuar zyrtarisht martesën të dielën në Londër, në një ceremoni private, ndërsa festimet në Sicili po cilësohen si një nga ngjarjet më të mëdha të showbizit këtë vit.