Komediani dhe prezantuesi i njohur amerikan, Stephen Colbert, pritet të nisë një kapitull të ri në karrierë, pasi të largohet nga emisioni “The Late Show with Stephen Colbert” në muajin maj. Ai do të shkruajë një film të ri nga universi i “The Lord of the Rings”, ka raportuar The Guardian.
Filmi i ri, që supozohet se do të titullohet “The Lord of the Rings: Shadow of the Past”, do të prodhohet nga regjisori legjendar Peter Jackson, i cili ka realizuar trilogjitë e njohura të “Lord of the Rings” dhe “The Hobbit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmi u bë publik përmes një videoje në rrjetet sociale, ku u konfirmua se Colbert, fans i përkushtuar i John Ronald Reuel Tolkien, do të jetë bashkautor i skenarit, së bashku me Philippa Boyens dhe Peter McGee.
Ngjarja e filmit zhvillohet 14 vjet pas largimit të Frodo Bagginsit dhe ndjek Samwise Gamgeen, Meriadoc Brandybuckun dhe Peregrin Tookun, të cilët nisen për të rikthyer hapat e parë të aventurës së tyre. Paralelisht, vajza e Samit, Elanor Gamgee, zbulon një sekret të vjetër që tregon se “Lufta e Unazës” gati ishte humbur që në fillim.
Në një bisedë me Jacksonin, Colbert ka treguar se ideja lindi pasi rilexoi “The Fellowship of the Ring” dhe u fokusua në kapitujt që nuk u përfshinë në filmin e parë.
“E di sa shumë do të thonë për mua librat dhe filmat e tu, por ajo që e gjeta veten duke lexuar vazhdimisht ishin gjashtë kapitujt e hershëm në ‘Fellowship’, që iu nuk i zhvilluat në filmin e parë. Mendova se ndoshta kjo mund të jetë një histori më vete, që përshtatet brenda historisë së madhe. A mund të bëjmë diçka që është plotësisht besnike ndaj librave dhe njëkohësisht ndaj filmave?” ka thënë ai.
Colbert ka zbuluar se e zhvilloi idenë bashkë me djalin e tij.
“M’u deshën disa vite ta mbledh guximin për t’ju telefonuar, por para rreth dy vjetësh e bëra. Ju pëlqeu mjaftueshëm për të biseduar… dhe nuk mund të jem më i lumtur që Warner Bros. e pëlqeu”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, Jackson bëri shaka për kohën që Colbert do të ketë në dispozicion, duke iu referuar anulimit të “The Late Show”, një vendim që u kritikua si politik, pasi erdhi pas komenteve të Colbert ndaj kompanisë mëmë të CBS dhe një marrëveshjeje prej 16 milionë dollarësh me Donald Trump.
Në përgjigje, Colbert ka thënë me humor se “rezulton që do të jem i lirë duke filluar nga kjo verë.”
“Sa me fat!”, ju përgjigj Jackson.
Filmi do të prodhohet gjithashtu nga emra të njohur si Fran Walsh.
Ky projekt është filmi i dytë i ri nga bota e Tolkienit që është në zhvillim.
Një tjetër film, “The Lord of the Rings: The Hunt for Gollum”, pritet të dalë më 17 dhjetor të vitit 2027 dhe do të udhëhiqet nga Andy Serkis, i cili do të rikthehet edhe në rolin e Gollumit.
Ky film do të ndjekë Aragorn në përpjekjen për të kapur Gollumin, në periudhën mes “The Hobbit” dhe “The Fellowship of the Ring”, për të mbrojtur unazën nga Sauron.
Deri më sot, gjashtë filmat e “Lord of the Rings” dhe “The Hobbit” kanë gjeneruar rreth 5.9 miliardë dollarë në mbarë botën, duke e bërë këtë një nga sagat më të suksesshme në historinë e kinemasë.