Në serialin e ri të Neflixit, “The Beast in Me”, shikuesit e kuptojnë shpejt që kurrë nuk mund ta dish se çfarë po ndodh në shtëpinë fqinje.
Projekti i zhanrit triler psikologjik për protagonistë ka aktorët, Claire Danes and Matthew Rhys, ndërsa në rolin e producentëve vjen dyshja e famshme, Jodie Foster dhe Conan O’Brien.
Që nga vdekja tragjike e djalit të saj të vogël, autorja e njohur Aggie Wiggs (e portretizuar nga Claire Danes) është tërhequr nga jeta publike, e paaftë për të shkruar, një fantazmë e vetes së saj të mëparshme. Por ajo gjen një subjekt të papritur për një libër të ri kur shtëpia fqinje blihet nga Nile Jarvis, një biznesmen i famshëm dhe misterioz, i cili dikur ishte i dyshuari kryesor në zhdukjen e gruas së tij. E tmerruar dhe e magjepsur nga ky burrë, Aggie e gjen veten duke kërkuar me ngulm të vërtetën, një situatë që mund të bëhet vdekjeprurëse.
“The Beast In Me” po shfaqet në Netflix nga 13 nëntori.