Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“The Invite”, komedia që sfidon pritshmëritë me kthesa të papritura

The Invite

Olivia Wilde, Edward Norton dhe Rashida Jones parakaluan në tapetin e kuq të shtruar në Londër për premierën e komedisë së tyre të ardhshme, “The Invite”.

Ngjarja në filmin e drejtuar nga Wilde zhvillohet gjatë një darke mes dy çifteve, dhe është i mbushur me kthesa të papritura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky film ishte ndryshe, sepse në thelb unë thjesht krijova një hapësirë ku aktorët të mund të ndërvepronin natyrshëm me njëri-tjetrin. Qëllimi kryesor ishte mos pengimi në asgjë, përveç interpretimit dhe marrëdhënieve mes personazheve. Ky projekt kishte të bënte me besimin te interpretimet dhe te publiku, që ta ndiqte rrjedhën e historisë dhe t’u kushtonte vëmendje detajeve. Ka qenë e jashtëzakonshme të shohësh se publikut i pëlqen vërtet ideja e të vëzhguarit të njerëzve që përpiqen të lidhen me njëri-tjetrin”, shprehet Wilde për filmin e saj të tretë si regjisore.

Wilde luan gjithashtu një nga rolet kryesore në film, përkrah Seth Rogenit, ndërsa Edward Norton dhe Penélope Cruz interpretojnë çiftin tjetër.

“Ajo krijoi një atmosferë jashtëzakonisht bashkëpunuese, ndoshta me më shumë improvizim se në çdo film tjetër ku kam punuar. Madje na kërkoi të krijonim vetë personazhet tanë — të shpikja emrin e personazhit tim, historinë e tij dhe shumë detaje të tjera. Në disa raste, ajo na tha të mos ua tregonim disa gjëra aktorëve të tjerë, në mënyrë që reagimet e saj dhe të Sethit të ishin krejt spontane kur t’i dëgjonin për herë të parë. Kjo kërkon shumë guxim nga një regjisore që të thotë: ‘Nuk dua ta di çfarë do të thuash në këtë moment kaq të rëndësishëm të filmit’. Mendoj se të gjithë e ndjemë se ajo na besoi jashtëzakonisht shumë ne të katërve”, tha Norton për bashkëpunimin me Wilde.

Rashida Jones e bashkëshkroi skenarin me Will McCormackun dhe pranon se bisedat mes personazheve në film janë frymëzuar nga jeta reale.

“Është një përzierje e madhe e përvojave të së kaluarës së të gjithëve që ndodheshin në atë dhomë, por edhe e historive të njerëzve që njohim. Shpresoj që kushdo që e shikon këtë film të gjejë të paktën një pjesë të një bisede me të cilën mund të identifikohet. Ndoshta jo tepër, por mjaftueshëm sa ta shohë pak veten në këtë film”, ka thënë Jones.

“The Invite” do të shfaqet premierë në kinematë e Shteteve të Bashkuara më 10 korrik.