Këngëtari Usher ka deklaruar se nuk ka “asgjë negative për të thënë” për reperin P.Diddy, pavarësisht problemeve ligjore që ai ka pasur.
47-vjeçari, i cili e njeh reperin, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, prej dekadash, ka refuzuar të flasë negativisht në publik për atë, ndërsa reperi po vuan një dënim prej 50 muajsh burgim për akuza që lidhen me prostitucionin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë një paraqitjeje në emisionin "The Enterprise Zone" të prestigjiozes "Forbes", Usher mori pjesë në një lojë me asociacione fjalësh me gazetarin Jabari Young, i cili i kërkoi të përshkruante me një fjalë figura të rëndësishme nga jeta e tij, ka raportuar "Access Hollywood".
Kur u pyet për Combsin, ai u përgjigj shkurt: “Trashëgimi”.
Gazetari përmendi edhe një intervistë të vitit 2015, ku Usher kishte thënë se “e dinte më mirë” se si të shpërqendrohej nga gjëra të caktuara gjatë turneve, duke nënkuptuar se ai kishte shmangur “shumë nga negativiteti që sot lidhet me historinë e Diddyt”.
Në përgjigje, Usher ka pranuar se qëndrimi i tij mund të duket “kontrovers”, por theksoi rëndësinë e kontekstit.
“Nuk mund ta injorojmë realitetin e historisë. Në shumë mënyra, mendoj se disa njerëz ndiqen penalisht dhe ndoshta nuk vlerësohen për madhështinë që kanë ofruar. Nuk kam asgjë negative për të thënë për Sean Combs, sepse përvoja ime me të nuk është ajo që ka parë bota dhe mënyra se si ai është paraqitur”, ka thënë ai.
Combs ndodhet në burg që nga arrestimi i tij në muajin shtator të vitit 2024.
Në muajin korrik 2025, ai u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me transportim për qëllime prostitucioni. Megjithatë, gjatë një gjykimi që zgjati tetë javë, ai u shpall i pafajshëm për akuza më të rënda si trafikim seksual dhe organizatë kriminale.
Një përfaqësues i tij ka deklaruar se artisti po e përdor kohën në burg për ta marrë seriozisht procesin e tij të rikuperimit.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se Combs ka kërkuar falje presidenciale, por nuk është duke e shqyrtuar këtë kërkesë aktualisht.
“Ai më ka kërkuar falje… përmes një letre. A doni ta shihni atë letër?”, ka thënë Trump, sipas The New York Times.
Megjithatë, ai nuk e ka publikuar letrën dhe la të kuptohet se nuk ka në plan t’i japë falje reperit.
Më herët, ai kishte deklaruar se nuk ishte i sigurt për një vendim të tillë, duke shtuar se Combs kishte qenë “shumë armiqësor” ndaj tij gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë.