Akroret Zoë Kravitz dhe Sadie Sink do të jenë yjet e “Unhinged”, një përvojë e re interaktive horror nga paltforma Netflix që kombinon televizionin, lojërat dhe teknologjinë mobile në një aventurë të vetme.
Loja është zhvilluar nga Night School Studio, krijuesit e lojës së njohur “Oxenfree”, dhe do të publikohet më 30 qershor ekskluzivisht për abonentët e Netflix, ka shkruar Variety.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE përshkruar si “një lojë horror që të jep ndjesinë sikur po luan brenda një filmi ose seriali”, “Unhinged” vendos lojtarët në rolin e Avas, personazh, zëri i së cilës është huazuar nga Kravitz. Ajo zgjohet gjatë një stuhie të fuqishme që lë pa energji elektrike ndërtesën ku banon.
Me vetëm një telefon celular në dispozicion, që shërben si elektrik dore dhe mjet komunikimi, Ava duhet të lëvizë nëpër ndërtesë duke qëndruar në kontakt me shoqen e saj Claire, të interpretuar nga Sink, dhe me kujdestarin e ndërtesës Ben, të luajtur nga Troy Baker.
Një nga veçoritë më të pazakonta të lojës është mënyra e kontrollit. Në vend të një kontrolluesi tradicional, lojtarët skanojnë një kod QR dhe përdorin telefonin e tyre si mjetin kryesor të lojës. Lëvizja e telefonit në jetën reale kontrollon drejtpërdrejt dritën e Avas në lojë, ndërsa telefonatat dhe mesazhet mbërrijnë në telefonin e vërtetë të lojtarit.
Sipas Netflix, “kur Ava merr një telefonatë ose mesazh, telefoni juaj real bie, dridhet dhe riprodhon audion përmes altoparlantit të tij”.
Loja ofron dy mënyra përdorimi.
“Story Mode” eliminon kufizimet kohore dhe rrezikun e humbjes, duke u fokusuar vetëm te historia, ndërsa “Standard Mode” shton sfida me kohë të kufizuar dhe elemente mbijetese. Edhe nëse lojtari dështon, loja nuk përfundon plotësisht, pasi mund të vazhdojë nga pika e fundit e ruajtur.
“Unhinged” është projekti më i ri në strategjinë e Netflixit për të zgjeruar praninë e saj në industrinë e lojërave, një sektor ku kompania ka investuar vazhdimisht që nga viti 2021.