Shtojca për Kulturë

“Ponies” kombinon aksionin dhe komedinë në ekran

Ponies

Seriali i ri me spiunë “Ponies” shënon rikthimin në ekranin televiziv të yllit të “Game of Thrones”, Emilia Clarke, dhe aktores së serialit “The White Lotus”, Haley Lu Richardson.

Ato vijnë në rolin e shoqeve të papritura, Bea dhe Twila, të cilat bashkohen kur burrat e tyre, të dy agjentë të CIA-s që bëhen se gjoja punojnë për Ambasadën Amerikane, zhvendosen në Moskë të Rusisë. Pasi burrat e tyre vriten në mënyrë misterioze, Bea dhe Twilla, dalin vullnetare për të zënë vendin e tyre. Duke u paraqitur si sekretare në Ambasadën Amerikane, zonjat përfshihen në botën e krimit dhe nisin një mision për të zbuluar një komplot të Luftës së Ftohtë.

Krahas protagonisteve Clarke dhe Richardson, pjesë e kastës janë edhe aktorët, Adrian Lester, Artjom Gilz, Nicholas Podany, Petro Ninovskyi dhe Vic Michaelis.

“Ponies” që përzien zhanret triler dhe komedi dhe vjen i inspiruar në ngjarje të vërtetë, fillon së shfaquri në platformën “Peacock” në janar të vitit të ardhshëm.