Kostumet popullore shqiptare janë pasuri kulturore dhe artistike, që pasqyrojnë historinë, zakonet dhe pjesën gjeografike të rajoneve të ndryshëm të Kosovës.
Veshjet tradicionale janë ato që i mbijetojnë kohës si identifikim kombëtar.
Ato janë veshur në përditshmëri, si në fshatra ashtu edhe në qytete deri në gjysmën e parë të shekullit XX, thekson Besarta Reçica, njohëse e kulturës.
“Krijimtaria kulturore dhe artistike e kostumeve popullore është frymëzuar nga mjedisi gjeografik, mëdhenjtë shoqërore, ngjarjet historike e ndikimi ekonomik të cilat kanë ndikuar ne modelet e veshjeve. Kostumet popullore janë përdorur në përditshmëri deri në gjysmën e parë të shekullit XX, kryesisht në fshatra, por edhe në qytete. Prej kostumeve më të pasura si në aspektin strukturor morfologjik ashtu dhe në atë dekorativ, janë kostume të nusërisë”, thotë ajo.
“Veshjet popullore gjatë periudhave të ndryshme edhe pse kanë pësuar evoluime, kanë ruajtur format e tyre origjinale, sidomos te dekori. Profesori Ukë Xhema, për veshjen e Rrafshit të Dukagjinit, në veprën e tij 'Etnokultura shqiptare', e ka përshkruar këtë veshje. Veshja e dukagjinit kishte këtë përbërje; kapelën me para, e që gradualisht ka ndryshuar gjatë periudhave dhe duke u bazuar më shumë me elemente dekorative. Ka këmishën me mëngë të gjatë e të gjera, që me kalimin e kohës kësaj këmishe i janë shkurtuar mëngët, jakë të vogël. Kjo veshje përbehet edhe nga marama, po ashtu e cila ka ndryshuar në madhësinë e saj, tash e kem më të madhe. Edhe mitani është pjesë e veshjes dhe nga brezi e poshtë kem edhe pështjellakun e parem dhe të pasme, i dekoruar deri në detaje. Kësaj veshje u bashkëngjitet çorapet, kunat dhe opingat e punuara nga lëkura e gjedhit”, shton Reçica.
Ajo përmend disa nga detajet që i veçojnë veshjet e grave të rajonit të Drenicës, Hasit, Medvegjës dhe Rugovës.
“Edhe veshja e Drenicës është mjaft karakteristike, e sidomos e nuseve ët dunicës dhe mund të themi që kjo veshje është ruajtur më shumë sesa veshjet e tjera. Edhe kjo veshje përbehet nga kamisha e gjatë dhe e gjerë. Karakteristikë ka edhe mëngoret, të cilat vijnë nga kryqi o dorës deri të bërrylat. Ka edhe jelekun, i cili është zbukuruar me rruaza nga vet gratë e kësaj ane. Edhe pështjellaku i larmë është karakteristike e kësaj veshjeje”, thotë Reçica.
“Si veshje e veçantë është e dhe ajo e grave të Hasit. Përbehet nga dy pështjellak të parem dhe të pasme. Përbehet edhe nga këmisha e gjatë, mitani, fustani i madh dhe i vogël, shokën, kollanin me dërrasa, mbulesën e kokës dhe elemente të tjera dekorative ... elemente karakteristike na shfaqen edhe te veshja e grave nga Metvegja. Kjo veshje përbehet nga motive të ndryshme, të cilat përbejnë elemente artistike. Edhe kjo veshje ka këmishën e gjate e të shkurtër, pështjellakun e parem dhe të pasme, jelekun, mitanin, shokën, mindilat, mbulesën e kokës, opingat e shume aksesor të tjerë. Te veshjet martesor nusëror ka edhe elemente të tjera shtesë si rruazat e dekore të tjera. Në këtë kostum si të veçanta janë motivet gjeometrike, kozmologjike etj”, shton Reçica.
“Një variant në vete na shfaqet edhe veshja e grave të Rugovës. Edhe kjo veshje në përbërjen e saj ka këmishën me jaka të zbukuruar, mitanin, jelekun e arit me motive dekorative, ka fustanin, Shamit e vogla dhe të mëdha. Ka edhe çorapet dhe opingat, kapelën me pare, dhe shaminë e kokës”, thotë ajo.
Një prej elementeve më karakteristike të kostumeve popullore është këmisha e bardhë, e cila ka një rol të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare.
Një tjetër element i veçantë është xhubleta, një veshje e njohur dhe e mbrojtur nga UNESCO.
“Edhe këto veshje ashtu si veshja e gruas me xhublete, të cilën e kem nën mbrojtjen e UNESCO, kishte qenë fat i madhe sikur të kishin qene edhe veshjet e tjera nën mbrojte të UNESCO sikurse xhubleta. Institucionet do të duhet që t’i mbështesin artizanet në mënyrë financiare, që të ruhet trashëgimi jonë kulturore ... kostumet popullore në përgjithësi kanë një të përbashkët, këmishën e bardh, e cila është mjaftë karakteristike forma e punimit të saj. Kamisha është e punuar me pëlhurë në vek me mëngë të gjata e të gjera. Kjo këmishë ngjason topoloigjikisht dhe morflogjikisht me dramatiken Iliri”, shton Reçica.
Një ndër veshjet më të vjetra shqiptare konsiderohet Xhubleta.
Mbi 4 mijë vjet e vjetër, Xhubleta shqiptare tani është në mbrojtje të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO.