SOT

Interesim i lartë i të rinjve për mësimet në piano

Adea Sahiti është vetëm 6 vjeçe, por dallon për talentin dhe përkushtimin që ka në mësimet e pianos.

Ka vetëm një muaj prejse ka nisur të marrë mësime shtesë në kursin për piano.  

Edhe Hana Ademi, e cila është 5-vjeçare, ka filluar të mësojë notat e para muzikore nën udhëheqjen e mësueses Lirije Haxhiaj. 

Adea, Hana e shumë nxënës të tjerë ndjekin kursin e muzikës dy herë në javë, krahas angazhimeve që kanë në shkollë.

Mësuesja e pianos, Lirije Haxhiaj, përvojën e saj në shkolla të ndryshme të Kosovës e ka shndërruar në mundësi për t’i ushtruar fëmijët në instrumentin e pianos në kursin që e ka hapur. 

Sfiduese, por më shumë frytdhënëse e konsideron punën me fëmijët e vegjël mësuesja e pianos. 

Lirije Haxhiaj bashkëpunon edhe me mësues të tjerë të muzikës dhe artit, të cilët i mësojnë fëmijët në instrumente të ndryshme. 

Sporti dhe muzika janë ndër aktivitetet më të kërkuara nga fëmijët, të cilët angazhohen paralel me mësimet që i ndjekin në shkolla.