SOT

Shtëpia muze e 73-vjeçarit Ilaz Maliqi

Erzë Surdulli

Ilaz Maliqi, shtëpinë e tij e ka kthyer në një muze objektesh të vjetra me vlerë  historike. 

Veglat e punës e gjësendet që janë përdorur në periudhat e hershme historike, i ka koleksionuar ndër vite i moshuari Ilaz Maliqi. 

Ani pse i ka për zemër të gjitha këto objekte të vjetra dhe i ruan me fanatizëm, Maliqi thotë se pas tyre fshihet një histori jo e lehtë për të. 

Janë kushtet e vështira të jetesës së tij dhe bashkëshortes, që siç thotë ai, do ta detyrojnë t’i shesë këto vegla qindravjeçare. 

Në secilin cep të shtëpisë përmes këtyre koleksioneve, 73-vjeçari Maliqi thotë se rikthehet pas në kohën e jetesës së dikurshme që bënte ai e familja e tij.