Monika Salihu, vajza e legjendës së boksit kosovar, Aziz Salihu, ka bërë të ditur se babi i saj është gjallë.
“Ishalla po ia zgjatni ymrin babës tem. Është gënjeshtër se nuk ka vdekur. Ju mbuloftë Zoti me turp. Çka me ju thonë tjetër?”, ka shkruar Monika.

Monika Salihu, ka konfirmuar edhe për KOHEN se lajmi nuk është i vërtetë.
Ditë më parë, Monika ka dhënë lajmin se ai është diagnosatikuar me sëmundjen e Alzheimerit.
Faqja që ka raportuar për vdekjen e Aziz Salihut, ka marrë mijëra komente ngushëlluese.
