Ballkani i trajnerit Orges Shehi ka shkuar në pushim me epërsinë e një goli në udhëtim ndaj Ferizajt.
Walid Hamidi ka shënuar për suharekasit në minutën e 24-t.
Ballkani po udhëheqë 1:0 në ndeshjen e xhiros së 16-të të Superligës.
Për trajnerin Shehi është ndeshja e parë në krye të skuadrës, pas largimit të Artim Pollozhanit.
Pjesa e parë e ndeshjes Malisheva - Feronikeli 74 është mbyllur pa gola.
Shehi debuton me barazim te Ballkani
Trajneri i ri i Ballkanit, Orges Shehi, i cili u zyrtarizua te suharekasit të premten pas largimit të Artim Pollozhanit, ka debutuar me barazim në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani të dielën në terrenin me bar sintetik në Ferizaj, barazoi 1:1 me Ferizajn, në ndeshjen e xhiros së 16-të.
Për suharekasit është ndeshja e katërt rresht pa fitore. I ka dy humbje, atë nga Drita në Superligë dhe nga Rilindja në Kupën e Kosovës, ndërsa ka barazuar edhe me Prishtinën.
Ferizaj nga ana tjetër e regjistroi barazimin e tretë rresht në Superligë, ndërsa në Kupë avancoi pasi fitoi ndaj Ramiz Sadikut.
Walid Hamidi shënoi për Ballkanin në minutën e 24-t, kurse Abdeen Abdul i Ferizajt, e vendosi rezultatin përfundimtar pas golit të shënuar në minutën e 84-t.
Ballkani mbetet në pozitën e tretë me 27 pikë, dhjetë më pak se liderja Drita, dhe dy më pak se Malisheva e vendit të dytë.
Ferizaj ngjitet në pozitën e tetë me 17 pikë, falë goldallimit më të mirë se Dukagjini, që ka po ashtu 17 pikë, por zë vendin e parafundit.
Pikë të njëjta ka edhe Llapi në vendin e shtatë.
Llapi të martën luan në udhëtim te Suhareka.
Ballkani shokohet nga Ferizaj
Ferizaj e ka shokuar kampionin në fuqi të Kosovës, Ballkanin.
Ferizajasit i kanë barazuar shifrat në minutën e 84-t me sulmuesin Abdeen Abdul.
Abdul me kokë nga afërsia e shënoi golin e katërt në kampionat, në minutën e 84-t.