Sport

Golat e Manajt janë për babanë që e shikon nga lart dhe për nënën që ia kushtoi jetën

“Xehetarët” nuk po dorëzoheshin pasi kuqezinjtë nga Gjakova kaluan në epërsi 2:1, në ndeshjen e edicionit për të dy skuadrat, Trepçën ‘89 e Vëllaznimin. 

Sulmuesi korpulent e i fuqishëm, Arb Manaj, shënoi për të barazuar rezultatin në 2:2 dhe më pas gjërat u bënë më të lehta për ekipin nga Mitrovica, Trepça ‘89. 89-shi fitoi 4:2 ndeshjen e barazhit dhe mbeti në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja e para një jave, që bëri bujë për arsye tjera, për Arb Manajn kishte rëndësi të veçantë. Golin që e shënoi e vlerëson prej më të rëndësishmëve në karrierë. Goli i tij me goditje me kokë u dha fund vështirësive që skuadra mitrovicase e kishte në fushën e blertë të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Manaj nuk dorëzohet para vështirësive. 

Këtë e ka dëshmuar fundjavën e kaluar, por edhe shumë herë gjatë jetës deri më tash. E jeta e ka sfiduar fuqishëm. 

Madje ende pa mbushur një vit jetë. Festa që bëri pasi shënoi golin e po ashtu në fund të ndeshjes, kishte një dedikim të veçantë. Nën fanellën e skuadrës ai mbante një fanellë të bardhë, që ia zbulonte trupin e ndërtuar prej sportisti.

“BABI TE DUA”, shkruante në të, me një zemër në mes dy rreshtave. “Goli i dedikohet babit tim që më shikon nga lart. Ëndrrën që ai nuk mundi ta vazhdonte jam duke e vazhduar unë. Shpresoj që ta bëjë krenarë gjithmonë”, shkroi më pas Manaj. 

I kishte vetëm tetë muaj jetë, kur Arbit forcat okupuese serbe ia vranë babanë. Dhe tani futbollisti i talentuar, me të cilin mburren familja por edhe e tërë Klina, të gjitha sukseset ia kushton atij, por edhe nënës që e ka rritur dhe të cilën e kishte krah gjatë tërë karrierës dhe vazhdon ta ketë ende...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)