Dështimi i klubeve kosovare të futbollit në garat evropiane, është kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.
Shkrimi me titull “Loja e dështimeve”, përmend arsyet e dështimit të Feronikelit dhe Prishtinës për të bërë hapa para.
Aty mund të kuptoni se si asnjë nga tetë skuadrat shqiptare në Evropë, nuk sollën rezultatet e pritura.
Trajneri Afrim Toverlani tregon rrugën që klubet duhet ndjekur nëse dëshirojnë realizimin e synimeve të tyre në garat prestigjioze evropiane.
Në faqet e së dielës mund ta lexoni edhe reportazhin për fermerët e Reçicës, të cilët përmes investimeve, ia kthyen gjallërinë fshatit të braktisur.
Fejtoni trajton ndikimin që Kosova kishte në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, në vitet e ‘90-a.
Regjisorja Nora Agapi vjen në rubrikën e kulturës, për të treguar se si artin po e mbron me art.
Në Monument mund ta lexoni rrëfimin e mjeshtrit Bujar Mullaliu, i cili shkruan emrat me tel të argjenduar.
“Kampi i pushimeve” ku po zhduken fëmijët” dhe “Misteri i skanimit të nxënësve”, janë dy prej shkrimeve të botës.
Në faqet e sportit vjen shkrimi për suksesin e ditëve të para të Leon Dajakut me Bayern Munichun.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në mbi 80 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.