Sport

Slloveni Vinçiq e drejton finalen e Ligës së Kampionëve

Gjyqtari slloven, Slavko Vinçiq

Gjyqtari slloven, Slavko Vinçiq

Gjyqtari slloven, Slavko Vinçiq, është duke u përgatitur për ndeshjen më të madhe në karrierë.

Ai do ta drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Borussia Dortmundit. 
Për gjyqtarë, njësoj si për futbollistë, nuk ka skenë më të madhe në futboll sesa finalja e Ligës së Kampionëve. 

“Kur e kuptova lajmin, ishte moment shumë emocionues dhe ende jam duke i përjetuar ato emocione të mëdha. Është shumë e vështirë të përshkruhet”, ka thënë 44-vjeçari. “Jam krenar për veten dhe ekipin tim sepse kemi punuar shumë fort së bashku. Të jem i sinqertë, kur fillova referimin, ëndrrat e mia nuk kanë shkuar aq larg sa për të qenë i pranishëm në finale të Ligës së Kampionëve. Kështu që është gjë shumë e madhe”, deklaroi ai. 

“Nuk mund ta kujtoj ditën e parë sepse është shumë kohë më parë, por nisa të referoja në qytetin tim të lindjes, Maribor, kur isha 20-vjeçar. Nga kategoria e tretë, në kategorinë e dytë në vitin 2007, dhe më pas në të parën. Më pas u bëra gjyqtar ndërkombëtar në vitin 2010 dhe ishte sukses i madh. Koha ka kaluar shumë shpejtë, por vetëm më vonë do të mund të ndalem dhe të reflektojë në rrugëtimin tim”, është shprehur ai, shkruan UEFA. 

Ai ka folur edhe për emocionet para një ndeshjeje të Championsit. 

“Para ndeshjes, njësoj si gjithë të tjerët, kur e dëgjon muzikën ikonike, të rrahurat e zemrës fillojnë të rriten. Kjo ndodh gjithmonë dhe ende ndihem krenar dhe i lumtur. Por, në të njëjtën kohë, jemi të fokusuar në obligimet tona. Natyrisht, finalja është skenë shumë e madhe, por unë përgatitem për çdo ndeshje njësoj. I njohim mirë ekipet por do t’i rishikojmë sërish, do t’i bëjmë analizat tona të futbollit dhe të jemi sa më të gatshëm që mundemi. Është e rëndësishme të jemi të koncentruar sepse kemi punë të rëndësishme”, ka deklaruar slloveni Vinçiq.