Pavarësisht se fitoi 3:0 të dielën në xhiron e fundit të Premier Leagues angleze ndaj Leeds Unitedit, West Ham Unitedi ka rënë në kategorinë e dytë.
West Hamit i nevojitej fitorja dhe disfata e Tottenhamit ndaj Evertonit, por kjo nuk ndodhi.
West Ham Unitedi me 39 pikë, i bashkohet Burnleyt të parafundit me 22 pikë dhe Wolverhamptonit të fundit në tabelë me 20 pikë, në kategorinë e dytë të futbollit anglez në sezonin tjetër.
Tottenhami i shpëtoi rënies pasi fitoi ndaj Evertonit dhe i grumbulloi 41 pikë pas 38 xhirove.
Tottenhami do të mund t’i shpëtonte rënies edhe me barazim, për shkak të goldallimit më të mirë se West Hami.
Golat e fitores të dielën për West Hamin në “London Stadium” i shënuan Taty Castellanos në minutën e 67-të, Jarrod Bowen në minutën e 79-të dhe Callum Wilson në minutën e 94-t.
West Ham Unitedi ra nga Premier League për herë të fundit në edicionin 2010/11, ndërsa u kthye menjëherë në sezonin tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo