Sporte të tjera

Hendbollistët e Kosovës mësojnë kundërshtarin e fazës së dytë

hendboll

Hendbollistët e Kosovës do të përballen kundër Bosnjë-Hercegovinës në fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

Shorti u tërhoq të enjten paradite në Vjenë.

Kosova e eliminoi në fazën e parë Britaninë e Madhe, kurse Bosnjë-Hercegovina e fillon garimin prej fazës së dytë.

Kosova paraqitet për herë të parë në fazën e dytë kualifikuese për Kampionat Botëror.

Ndeshja e parë zhvillohet më 18 apo 19 mars të vitit të ardhshëm në Bosnjë-Hercegovinë. Ndeshja e kthimit është në Kosovë, më 21 apo 22 mars.

Kosova i ka disa përballje me Bosnjë-Hercegovinën.