Selektori i ri nga Mali i Zi i Kosovës në volejboll, Darko Prebiraçeviq, e ka nisur me humbje aventurën te “Dardanët”.
Volejbollistët e Kosovës të shtunën mbrëma u mposhtën nga Sllovakia 3:0 në sete.
Sllovakia e fitoi setin e parë me rezultat 25:20. Setin e dytë, Sllovakia e fitoi me rezultat 25:14 dhe të tretin 25:13.
Ndeshja e cila u zhvillua në Pallatin e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj i takoi Grupit G kualifikues për Kampionatin Evropian që organizohet në vitin e ardhshëm.
Kosova i ka tri humbje në “EuroVolley 2026”. U mposht edhe nga Letonia në Gjilan dhe nga Sllovakia në Nitra në gusht të vitit të kaluar. Kosova më 16 gusht luan në udhëtim te Letonia, në ndeshjen e fundit të grupit.