Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Shabani largohet nga posti i përzgjedhësit të Kosovës

hend

Agron Shabani më nuk do të jetë përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës A për hendbolliste.

Dorëheqja e Shabanit është aprovuar të enjten nga Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bordi ka pranuar dorëheqjen e Shabanit, duke falënderuar përzemërsisht atë për punën e madhe që ka bërë”, ka shkruar Federata e Hendbollit e Kosovës të enjten.

Shabani largohet nga posti i selektorit pas më shumë se tetë vjet. Ai ishte emëruar selektor më 25 janar të vitit 2018. 

Nën drejtimin e tij, Kosova ka arritur sukseset më të mëdha. 

“Ka avancuar dhe është stabilizuar në kualifikimet e rregullta për Kampionat Evropian. Po ashtu e ka kaluar dy herë me sukses fazën e parë kualifikuese për Kupën e Botës. Kalimi i Ishujve Faroe në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023 dhe fitoret impresive ndaj Belgjikës dhe Bosnjë-Hercegovinës në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2025, janë sukseset më të mëdha që i ka arritur Kombëtarja jonë deri më tani. Por në kujtesë do të mbeten edhe fitoret ndaj Qipros e Luksemburgut dhe ndeshjet e forta me superfuqitë e hendbollit”, shkruan FHK-ja.

FHK-ja ka falënderuar Shabanin për “kontributin e çmuar për Kosovën dhe për hendbollin kosovar në përgjithësi”.