Volejbollistët e Ferizajt dhe Dritës kanë zhvilluar ndeshje të madhe të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Fitues në fund dolën ferizajasit 3:2 në sete, dhe tani janë një fitore larg titullit të kampionit.
Finalja e tretë ishte dramatike.
Setin e parë e fitoi Ferizaj 26:24, ndërsa të dytin 25:19 e fitoi Drita. Ferizaj fitoi edhe në çerekun e tretë 26:24, kurse të katërtin e fituan mysafirët, 25:21.
Setin vendimtar e fituan nikoqirët 15:13, për t’iu afruar titullit edhe më shumë.
Ndeshja e katërt, që mund të jetë edhe vendimtare, zhvillohet të dielën nga ora 20:00 në Kamenicë.
Në rast të fitores së Dritës, titulli do të vendoset në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në ndeshjen e pestë.
Te volejbollistet, titullin e fitoi skuadra Fer Volley. Fer Volley është skuadër nga Ferizaj po ashtu.
Trofe një skuadër nga Ferizaj fitoi edhe Kastrioti në hendboll.
Kastrioti të dielën në finale para 3000 shikuesve në palestrën “Bill Clinton”, e mposhti Besa Famgasin.