Sporte të tjera

Volejboll, Kosova mposhtet nga Kroacia

Volejbollistet e Kosovës

Volejbollistet e Kosovës kanë pësuar disfatë në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për “EuroVolley 2026”. 

Kosova në ndeshjen që u zhvillua në Osijek të shtunën mbrëma u mposht nga Kroacia 3:0 në sete. 

Kroacia e fitoi setin e parë me rezultat 25:8. Edhe seti i dytë u fitua nga Kroacia me rezultat 25:12 ndërsa Kosova në setin e tretë mori vetëm 11 pikë. 

Fillimshit Kosova u mposht më 17 gusht të vitit të kaluar në Gjilan 3:0 nga Kroacia, ndërsa me të njëjtin rezultat në sete pësoi edhe në dy ndeshjet e tjera ndaj Rumanisë, në udhëtim e në shtëpi. 

Grupit G ku ishte pjesë edhe Kosova i prin Kroacia, që pas katër ndeshjeve i ka nëntë pikë, me tri fitore e një disfatë. Nëntë pikë i ka edhe Rumania në vendin e dytë. Kosova, e fundit, është pa pikë.