Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Volejbollistet e Kosovës regjistrojnë rezultat historik

Kosova volejboll

Volejbollistet e Përfaqësueses së Kosovës kanë regjistruar rezultat historik të premten në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kosova fitoi 3:0 ndaj Malit të Zi në Ligën Evropiane të volejbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

25:19, 25:21 dhe 25:15 ishte rezultati i seteve të fituara nga volejbollistet e Kosovës.

Federata e Volejbollit e Kosovës e ka vlerësuar historike fitoren e së premtes.

“Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shkruar një nga faqet më të bukura të sportit tonë, duke e mposhtur Malin e Zi me rezultat bindës 3:0 në kuadër të CEV Volleyball European League!. Një paraqitje spektakolare, me karakter, disiplinë dhe shpirt luftarak, që nuk i la asnjë mundësi kundërshtarit. Fitorja bëhet edhe më e madhe duke pasur parasysh se vetëm pak javë më parë Mali i Zi ishte jo larg kreut në këtë garë. Në Pallatin e Rinisë, para publikut të saj, Kosova tregoi se po rritet me hapa të mëdhenj në skenën evropiane dhe se mund të sfidojë çdo kundërshtar”, ka shkruar FVK-ja ndër të tjera.