Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE-ja për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit dhe dyqaneve të aplikacioneve.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, ka thënë se Google kishte shkelur Aktin e Tregjeve Dixhitale duke u dhënë përparësi shërbimeve të veta, siç janë blerjet dhe ofertat e hoteleve në rezultatet e kërkimit, mbi ato të rivalëve të saj.

Ai gjithashtu ka shkelur Aktin e Tregjeve Dixhitale duke i penguar zhvilluesit e aplikacioneve të drejtojnë konsumatorët drejt ofertave më të lira në faqet e internetit ose dyqanet alternative të aplikacioneve.

Google është gjobitur me 460 milionë euro për shkeljen që lidhet me kërkimin dhe 430 milionë euro për shkeljen e dyqanit të aplikacioneve.

Komisioni ka urdhëruar Google-it të trajtojë shërbimet e palëve të treta që shfaqen në rezultatet e kërkimit në një “mënyrë të drejtë dhe jo-diskriminuese” dhe t’u lejojë zhvilluesve të aplikacioneve të bëjnë oferta jashtë dyqanit të aplikacioneve të Google.

Ai ka vënë në dukje se Google kishte filluar tashmë të testonte ndryshime në mënyrën se si shfaq rezultatet e kërkimit që paraqesin shërbimet e veta, siç janë blerjet dhe fluturimet. Ai ka thënë se këto ndryshime përfaqësojnë “përparim të konsiderueshëm drejt pajtueshmërisë”.

Edhe BE-ja gjobit Googlein me gati 3 miliardë euro Botë 10 muaj më parë BE-ja gjobit Googlein me gati 3 miliardë euro

Konsumatorët do të jenë përfitues të drejtpërdrejtë të vendimit të BE-së, ka thënë një zyrtar i lartë. 

Vendimi për të vendosur gjobën rrezikon zemërimin e Donald Trumpit, vetëm disa orë para se të skadojnë një seri tarifash të përkohshme globale kundër rreth 60 vendeve.

Një zyrtar i lartë i BE-së ka thënë se ata nuk kishin dijeni se si ka të ngjarë të reagojë Trumpi, duke këmbëngulur se BE-ja kishte “të drejtën sovrane” për të përcaktuar rregullat ndaj kompanive amerikane të teknologjisë në juridiksionin e vet, dhe se koha e gjobës nuk ishte e lidhur me tarifat.