Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë sipas vlerës së tregut, ka arritur një nivel rekord të dielën, duke u rritur me gati 2.7% në 125,245.57 dollarë, raportoi Reuters.
Rekordi i mëparshëm i Bitcoinit ishte 124,480 dollarë në mes të gushtit, i mbështetur nga rregulloret më miqësore nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kërkesa e fortë nga investitorët institucionalë.
Kjo kriptomonedhë ka shënuar rritje, e mbështetur nga fitimet e fundit në aksionet amerikane dhe hyrjet në fondet e tregtuara në bursën e bitcoinit.
Ndërkaq, dollari amerikan u tërhoq të premten, duke shënuar humbje disa-javore kundrejt valutave kryesore, pasi pasiguria rreth mbylljes së qeverisë amerikane errësoi perspektivën dhe vonoi publikimin e të dhënave kyçe, të tilla si listat e pagave, kritike për vlerësimin e drejtimit të ekonomisë.