Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Miliona dollarë në kriptovaluta tërhiqen nga platformat iraniane pas sulmeve

Foto: Reuters

Miliona dollarë në kriptovaluta janë tërhequr nga platformat iraniane menjëherë pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit të shtunën, sipas të dhënave të publikuara nga dy kompani ndërkombëtare të analizës së kriptovalutave.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se nuk është e mundur të përcaktohet arsyeja e saktë e këtyre lëvizjeve, raportoi Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas kompanisë amerikane Chainalysis, tërheqjet e fondeve nga platformat iraniane të kriptomonedhave u rritën ndjeshëm, duke kaluar shifrën prej mbi 2 milionë dollarësh brenda një ore nga nisja e sulmeve. 

Në total, sipas Chainalysis, rreth 10.3 milionë dollarë në kriptovaluta u tërhoqën nga shkëmbimet iraniane midis së shtunës dhe së hënës.