Kompania Google, pronare e platformës YouTube, ka arritur një marrëveshje për zgjidhjen e një padie të ngritur nga një 15-vjeçar nga Florida, i cili pretendonte se platforma ishte projektuar për të krijuar varësi te përdoruesit e rinj.
Adoleshenti, i identifikuar në dokumentet gjyqësore me inicialet R.K.C., akuzoi YouTube dhe kompani të tjera të mediave sociale se kishin ndërtuar platformat e tyre në mënyrë që të nxisnin përdorimin e tepruar dhe varësinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Google, JosE CastaNeda, konfirmoi marrëveshjen, duke deklaruar se çështja është zgjidhur në mënyrë miqësore dhe se kompania mbetet e fokusuar në zhvillimin e produkteve të përshtatshme për moshat e reja dhe në forcimin e kontrolleve prindërore.
Megjithatë, R.K.C. vazhdon procesin gjyqësor kundër kompanive Meta, pronare e Instagramit, TikTok dhe Snap Inc. Gjykimi ndaj këtyre kompanive pritet të nisë më 27 korrik në Los Anxhelos.
Rasti është pjesë e një serie prej më shumë se 1.000 padish të ngjashme në Kaliforni, të cilat po mbikëqyren nga gjyqtarja Carolyn Kuhl. Këto padi lidhen me pretendimet se platformat sociale kanë kontribuar në problemet e shëndetit mendor te fëmijët dhe adoleshentët.
Më herët gjatë këtij viti, një juri në Kaliforni i dha 6 milionë dollarë dëmshpërblim një 20-vjeçareje, e identifikuar si K.G.M., e cila kishte paditur Metan dhe YouTubein për ndikimin e platformave të tyre në shëndetin e saj mendor. Ky ishte rasti i parë ku një gjykatë konstatoi përgjegjësi ligjore të Metas dhe YouTubeit për efektet e mundshme të platformave të tyre te disa përdorues të rinj.
Ndërkohë, kompanitë Snap dhe TikTok kishin arritur marrëveshje jashtë gjykatës para fillimit të procesit gjyqësor, ndërsa detajet financiare të këtyre marrëveshjeve nuk janë bërë publike.