TEMPUS

Ejupi: Të qenët Qeveri kujdestare, po shfrytëzohet për avantazh në zgjedhje lokale

Burim Ejupi

Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), tha se po shfrytëzohet rasti i të qenët Qeveri kujdestare për të pasur avantazh në zgjedhjet lokale.

“Problemi po dihet, si në bllokimin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe tash nënkryetarëve, i takon shumicës parlamentare në këtë rast, e cila siç po shihet nuk i ka votat për me bë qeverinë. Edhe tash, ideja më e mirë është me qeverisë si Qeveri kujdestare, vendimet a janë të ligjshme a të paligjshme, gjysma e institucioneve që përmende, disa janë funksionale. Nuk ka përgjegjësi, nuk ka raportim, nuk ka organ mbikëqyrës edhe kjo po funksionin. E sheh Qeveria po mban i merr do vendime, shpronësime, nesër munden me u kontestu këto. Prapë se prapë është duke e shfrytëzu këtë rastin e të qenët Qeveri kujdestare që me pas avantazhin në zgjedhjet lokale”, tha Ejupi në “Tempus“.

Ejupi theksoi se kryeministri dhe ministrat po e mbajnë edhe pozitën e deputetit.

“E sheh që Kryeministri, ministrat, të gjithë e përdorin atë ende statusin e vet prej që janë tu e mbajtë në mënyrë a të ligjshme, a të paligjshme, besoj që gjykata ka me vërtetu nëse e çon dikush në gjykatë, herë deputet, herë ministër, herë kandidat për komunë”, tha Ejupi.

Sipas tij, me përdorimin e resurseve shtetërore për fushatë, krijohet pabarazi në raport me garuesit tjerë.

“Edhe tash përdorimi i resurseve shtetërore për fushatë, që njëfarë mënyre konkurrentët e vet politik nuk i qet në pozita të barabarta. Na kemi tash kandidatë të pavarur që ka konkuru për kryetarë të komunave edhe e sheh që ata nuk janë të barabartë se nuk i kanë resurset shtetërore përmas. Ose e ki ekipin që e ka që e pagun si këshilltar, ata e përdorin për zgjedhje lokale”, theksoi Ejupi.

Mirëpo, ai tha se kjo është ditur se do të ndodhte për shkak të zgjedhjeve që janë mbajtur në të njëtin vit.

“Edhe kjo është e dishme që ka pas me ndodhë për shkak të zgjedhjeve që janë mbajtë në të njëjtin vit. Nuk e ka shumicën, i ka shfrytëzu resurset. Ku të mundet për me përfitu naj votë, ose naj komunë, tash do të jemi dëshmitarë javën tjetër mbahen zgjedhjet, që në fund me ditë a ka pas sukses kjo, apo jo”, shtoi ai.

Përderisa, tha se Kosova si shtet është duke humbur.

“Ajo që është me rëndësi është që Kosova si shtet është tu humb. Na e kemi jofunksionale një qeveri, kujdestare si e ka quajt Ambasada Amerikane në atë letër, jemi në sanksione prej Bashkimit Evropian, u ndalën bisedimet strategjike, ishim gjatë këtyre ditëve dëshmitarë që Maqedonia e Veriut- iu heqën vizat krejt, kanë mujt me na u heq edhe neve”, tha mes tjerash Ejupi. /BetimipërDrejtësi


Drejtori i INDEP-it: Brengosëse pozitat me U.D, kjo i bie tendencë e kapjes së institucionit

Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), i ftuar në emisionin “Tempus”, tha se është brengosëse ushtrimi i pozitave me ushtrues të detyrës, pasi sipas tij, kjo i bie tendencë e kapjes së institucionit.

“Ajo që është shumë brengosëse përveç Parlamentit, është se edhe pozitat e nalta brenda ministrive sot janë me ushtrues detyre. E përmenda më herët se vendimi i Gjykatës Supreme e ka ndërru lojën pak, se nëse dy vjet nuk ke mujt me zgjedh, domethanë është paaftësi e drejtëpërdrejtë e kësaj qeverisje që nuk ka mujt me zgjedh një sekretar në një ministri”, tha Ejupi.

Ejupi tha se është tendencë për kapje të institucionit.

“Unë po e kuptoj se kur është ushtrues detyre mundesh me një vendim me emëru, me një vendim me shkarku, pra kjo i bjen tendecë me kap institucionin dhe me kontrollu, por ja që tash jena në një situatë ku Gjykata Supreme për dy agjenci të pavarura nuk i ka pranuar vendimet e ushtruesit të detyrës për shkak se kanë qenë më shumë se dy vite ushtrues detyre”, shtoi Ejupi.

Sipas tij, nuk është hera e parë që agjencionet e pavarura mbeten në mëshirën e vendimeve politike apo politikave ditore. Tha se Radio Televizioni i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave aktualisht janë pa bord.

Ejupi tha se ideja e zgjedhejs së të gjithë anëtarëve të bordit bllok, ka qenë të kontrollohet një institucion. Tha se duhet të bëhet një ligj i veçantë që të mos bëhet zgjedhja bllok.

“Edhe ligjet kur janë bërë në Kosovë, nuk janë bërë bllokuese, janë bërë funksionale”, tha Ejupi. /BetimipërDrejtësi


Ejupi: Administrata publike është më e politizuar se në të kaluarën

Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), i ftuar në emisionin “Tempus” në KTV, tha se tha se administrata publike në Kosovë sot është më e politizuar se në të kaluarën.

“Nëse administrata ka qenë e politizune- gjë që ka qenë, tash është hala më shumë e politizune. Përmes ushtruesve të detyrës e ki kontrollin në administratë”, dekaroi Ejupi.

Ejupi tha se është rrënuar diçka e formuar për administratën publike në të kaluarën.

“Na e kemi një rast ku ish-sekretari i përgjithshëm i një ministrie ka pas edhe konflikt fizik me ministrin se nuk ia ka nënshkru shpenzimet. Me ushtrues detyre nuk ndodhin këto, në njëfarë mënyre e kemi rrënu diçka që e kemi formu si administratë publike. Ndoshta hala ka vend për të dëshiruar, na gjithë si shoqëri civile kemi kërku mirë e ma mirë, e që vije puna që diçka që ka qenë më mirë me ba ma keq edhe kjo i jep hapësirë për afera korruptive”, tha Ejupi.

Si ushtrues detyre, ai tha se me një vendim emërohesh, me një të tillë shkarkohesh.

“Ideja ka qenë që zyrtari i cili zgjedhet në një pozitë të lartë shtetërore, me qenë i pavarur, mos me pas ndikim politik, edhe rekrutimi me u kry. Nëse vjen një emër i Qeverisë, ai duhet me zgjedh atë që ka ardhë”, tha Ejupi.

Drejtori i INDEP-it tha se ka raste kur organi që ka kryer rekrutimin në ndonjë agjenci të pavarur, e ka vlerësuar me pikë minimale- pikërisht ai është zgjedh kryetar. Tha se një prej arsyeve që po dështojnë konkurset është mosinteresimi për konkurrim. /BetimipërDrejtësi

 

Lexo përditësimet tjera
gezm shala

Shala: Skenari i ri për bllokim të Kuvendit, moszgjedhja e të gjithë nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) e cilëson si skenar...