Dahija e mbajti Milanin si një person jashtëzakonisht të dyshimtë dhe ende e ruan si një tip të kërkuar për banditizëm kozakësh në Banjskë. Këta të dy kanë në gjenealogjitë e veta disa dekada burgim. E, megjithatë, i burgosuri kryesor (latent) e dërgon të përkëdhelurin e tij në Kosjeriq që të kërcënojë dhe të frikësojë qytetin: “Ja, unë kam ardhur dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo”
Lubodrag Stojadinoviq
Që nga koha kur u caktua prijës i turmës terroriste në Banjskë, Milan Radoiçiq u bë çekiçi i regjimit. Njeriu i parë për aktin e fundit të diktaturës. Aventura e atëhershme u shënua si një përpjekje jashtëzakonisht budallaqe: despoti i shtypur e kërkoi dhe e gjeti Miloshin e tij për bjerrakohësin e heroizmit epik. Si cari edhe Obiliqi. E bëma në Banjskë shënon rënien përfundimtare të kauzës serbe në veri të Kosovës dhe kudo që lëviz M.R. me turmën e tij të dhunshme.
Radoiçiq u caktua shumë kohë më parë për të qenë mbrojtës i serbëve – i tillë u tregua te më i madhi midis tyre. Ata të dy mund të takoheshin vetëm në punë torture e dhune. Ruajtja e serbëve zhvillohej në zinxhirin politik nën komandën e Listës Serbe, në një mjedis banditizmi patriotik.
Radoiçiq u bë atamani natyror i turmave të dhunshme. Për të qenë i fuqishëm, ai duhej të ishte i pasur. Këto dy cilësi ai i zhvilloi paralelisht. Vendosi tiraninë mbi serbët që mbronte, u bë zot i veriut. Godiste me shuplakë të gjithë përreth dhe krijoi një formacion të kontrolluar rreptësisht për të mbështetur themeluesin e botës serbe.
Një despozimi të këtillë lokal iu kundërvu fuqishëm Oliver Ivanoviqi dhe për këtë pagoi me kokë. Aca Srbin dhe Milan Radoiçiq e dinë se kush e bëri këtë dhe të gjithë e dinë se ata e dinë. Është kjo vepër e unitetit dhe harmonisë serbe në kryerjen e punëve më të rëndësishme.
Dahija e mbajti Milanin si një person jashtëzakonisht të dyshimtë dhe ende e ruan si një tip të kërkuar për banditizëm kozakësh në Banjskë. Këta të dy kanë në gjenealogjitë e veta disa dekada burgim. E, megjithatë, i burgosuri kryesor (latent) e dërgon të përkëdhelurin e tij në Kosjeriq që të kërcënojë dhe frikësojë qytetin: “Ja, unë kam ardhur dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo”.
Dikur student, i arrestuar për një krim fiktiv, u soll në funeralin e babait të tij i lidhur. Miku i dahijës, i cili do të duhej të ishte në zinxhirë dhe nën roja të forta, përcakton nivelin e lirisë dhe mënyrën se si mund të mendosh dhe çfarë mund të bësh.
Nuk është e ndershme që përpara skenave të tilla të shqyrtohet mundësia e zgjedhjeve në Serbi. Emisari brutalisht i ashpër i shefit të mafisë serbe kërcënon se do të hyjë në banesat e të gjithë atyre që kundërshtojnë rregullat e sjelljes. Dhe, këto rregulla ai i vendos aty për aty.
Çfarë do të bëjë Milan Radoiçiq kur të hyjë në banesën e dikujt? A do të rrahë, a do të thyejë gjëra? Të shkatërrojë dhe të djegë… Kjo është ajo që bën më mirë ky luftëtar i shejtanit, sidomos aty ku nuk pret rezistencë.
Ore njerëz, mund të thoshte fituesi i revolucionit, siç e kishte thënë tashmë për armën e tij të gjallë. Milani nuk ka menduar seriozisht. Ai thjesht po bënte shaka, i tillë është. I ashpër, çapraz. Ai nuk ka mendje të madhe, nuk është për akademik. Në thelb, ai është njeri i mirë, atdhetar, luftëtar për kauzën tonë. Ai as nuk do të vriste asnjë mizë…, por njeriu… Eee!
Kjo flet se mbrojtësi i serbëve të Kosovës është tashmë i dërguari i plotfuqishëm i udhëheqësit suprem për të gjithë Serbinë dhe se në Kosjeriq dhe kudo që shkon, dhe do të shkojë kudo, ai zbaton vullnetin e tij.
Mbërriti, pra Milan Radoiçiq, mysafiri i dhunshëm për çdo shtëpi. Zgjeroi punët e veta në të gjithë Serbinë, ai mundet me çizme në derën e kujtdo. Dhe, ne ende nuk e dimë se çfarë do të thotë kjo.
(Shkrimi është marrë nga: pescanik.net/ Përktheu në shqip: kdp.mk)