"Kemi plan të qartë dhe ide se si do të duket ekipi. Në javët e fundit e kemi përcjellë intensivisht lojën e Sllovakisë, bashkë me ekipin e trajnerëve.
E dimë që Zhegrova nuk ka pasur kohë të lehtë, por e dimë që është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, me kualitetet që ka. Nuk mund t’u tregoj se kush do të luajë startues dhe kush sa minuta do të ketë", është shprehur selektori Franco Foda.
Foda: Presionin ta shndërrojmë në energji pozitive
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Shumë faktorë janë të rëndësishëm para ndeshjes me Sllovakinë. Njëra anë është aspekti taktik, por edhe gjendja mentale e lojtarëve.
E dimë çka na pret. Kemi mundësi ta shkruajmë historinë. Presioni është i lartë, por këtë do të mundohemi ta shndërrojmë në energji pozitive.
Kemi treguar se në këto situata dimë të sillemi mirë.
Është mundësi e mirë, këto situata nuk vinë shpesh.
Të gjithë janë të motivuar, por nuk duhet të jemi të tejmotivuar. Duhet ta kemi kokën e qetë.
Lojtarët duhet ta ndjekin planin", ka thënë Foda.
Foda flet për përkrahjen e shikuesve
“Kemi respekt të madh për fansat e Kosovës, për Dardanët. Jemi tej mase mirënjohës dhe falënderues që i kemi pasur mbështetës në të gjitha ndeshjet, sidomos ato si mysafir. Është e pabesueshme përkrahja që kishim. Publiku jep energji shtesë. Në faza të mira lojtarët luajnë mirë. Por në faza të vështira kemi nevojë për mbështetjen e publikut. Presim shumë fansa nga Kosova, por edhe nga vendet tjera. Mbështetja e tyre na jep ndjesinë sikur të jemi në shtëpi”.
VIDEO: Konferenca për shtyp