Pavarësisht se janë bërë gati 3 vjet nga dita kur Donald Trump u zgjodh për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mënyra se si ishte arritur deri te ky rezultat, mbetet një prej temave që diskutohet edhe sot.
Kompania kontradiktore, tashmë e falimentuar, Cambridge Analytica, që me fjalët e drejtuesve të saj, ishte e përfshirë në mbi 200 procese zgjedhore nëpër botë, mendohet të ketë pasur një ndikim të madh në këtë rezultat, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania në fjalë, kishte keqpërdorur të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve në Facebook, duke i sulmuar të njëjtit me artikuj me përmbajtje të kontestuar, e shpeshherë të rreme.
Si rezultat i hetimeve dhe presionit publik, Facebook-u ishte detyruar të bëjë ndryshime të thella kur bëhet fjalë për shpërndarjen e lajmeve, me kujdes në përmbajtjen e tyre.
Por, ndryshimet e bëra në këtë rrjet social, nuk aplikohen detyrueshëm në Kosovë, thotë Dardan Hasku, nga kompania Dardha Solutions.
Kjo situatë, sipas Haskut, e bën lehtë të mundshëm edhe ndikimin direkt në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.
I të njëjtit mendim është edhe Dren Gërguri, ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.
Artikujt me informata të shtrembëruara qëllimisht dhe ripublikimi i artikujve të vjetruar, të kombinuara me mungesën e gjykimit kritik për përmbajtjen e postimeve, sipas tij, mund të mashtrojnë audiencën.
Ditëve të fundit, janë shtuar rastet e postimeve të tilla të sponsorizuara, nga faqe të ndryshme të paverifikuara në Facebook, që mbetet një prej rrjeteve sociale më të përdorura.