Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore rreth aktiviteteve të partive politike në ditën e njëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen më 28 dhjetor. Për premtimet kryesore që kanë dhënë kandidatët për kryeministër e për akuzat e tyre ndaj kundërkandidatëve. Teksti do të përditësohet gjatë ditës me zhvillimet kryesore
Partitë përmbyllin fushatën elektorale
2 o. më parë /
27 dhj 2025 08:16
Partitë politike sot e përmbyllin fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen nesër në Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës fushatën elektorale e ka përmbyllur mbrëmë. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që sot duke filluar nga ora 14:00, ta përmbyll fushatën elektorale në njërin nga hotelet në Prishtinë.
Partia Demokratike e Kosovës përmbyll fushatën në AMC Hall në Prishtinë, duke nisur nga ora 17:30.
Kurse, Lëvizja Vetëvendosje përmbyll fushatën në sallën e madhe të sporteve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.
Policia e Kosovës e ka vlerësuar fushatën si të qetë dhe pa incidente.