Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e votave që janë dhënë në përfaqësi diplomatike, nga shtetas të cilët jetojnë jashtë vendit.
Bazuar në përditësimin e orës 21:00, në të cilin janë prezantuar rezultatet e 55 për qind të votave të numëruara, rezulton se mbështetjen më të madhe e ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka marrë 87 për qind të votave.
Asnjë parti tjetër nuk ka siguruar përqindje dyshifrore.
PDK-ja, 5.37 për qind, LDK-ja 4.99 për qind e AAK-ja 1.44 për qind.