Përzgjedhësi Roberto Martinez ka thënë se Cristiano Ronaldo është sulmuesi më i mirë i Portugalisë.
Ai ka thënë se nuk është problem për Ronaldon paraqitja për 90 minuta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRonaldo i kompletoi të gjitha tri ndeshjet e fazës së grupeve.
Ai pritet të luajë nga minuta e parë edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë, në kuadër të 1/16 të finales të Kupës së Botës.
Ndeshja Portugali – Kroaci luhet nga ora 1:00 e mëngjesit të së premtes, sipas kohës në Kosovë.
“Nuk është problem për Ronaldon paraqitja për 90 minuta. Cristiano është sulmuesi ynë më i kompletuar, lojtari që bën vrapime në zonë”, ka thënë Martinez.
Ai në konferencë është pyetur edhe për krahasimin e Ronaldos me Messin.
“Ne nuk krahasojmë veten me lojtarë të tjerë nga ekipe të tjera”, është shprehur Martinez.