Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Murseli i LDK-së: Për 6 vjet në Gjilan nuk është përmbyllur asnjë investim i madh kapital

Gentrit Murseli

Kandidati i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK) për deputet Gentrit Murseli, e ka akuzuar nivelin qendror qeverisës e nivelin lokal në Gjilan për mungesë të investimeve në Komunën e Gjilanit. 

Në një intervistë ne emisionin “60 Minuta” në KTV, ai ka thënë se për 6 vjet në Komunën e Gjilanit nuk është përmbyllur asnjë investim i madh kapital.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur një subjekt politik qeveris edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal, pritet të ketë investime, Në Gjilan ka ndodhur e kundërta, për 6 vjet në Gjilan nuk është arrit të përmbyllet asnjë investim i madh kapital, Gjilani sot është pa autostradë, pa stadium, pa qarkoren e re, pa qarkoren e vjetër, pa impiantin e ujarëve të zeza dhe pa shumicën e projekteve infrastrukturore të cilat kanë qenë të palnifikuara të përfundojnë deri në vitin 2026”, është shprehur Murseli. 

Ai ka thënë se ka mungesë të interesimit nga të dy nivelet e qeverisje për t’i përfunduar projektet. 

“Këtë e dëshmojnë edhe deklaratat publike të Qeverisë, Qeveria në vitin 2025 ka deklaruar se do ta formojnë një komision për ta parë se deri ku kanë arritur punët në autostradë, por flasin si parti opozitare, këta që janë në institucione qe 5 vjet. Ne në Parlamentin e Kosovës, prej Gjilanit i kemi 6 deputetë të partisë në pushtet, të cilës asnjëherë realisht nuk kanë folur për problemet të cilat i kanë qytetarët e Gjilanit”, ka deklaruar Murseli. 

Ai ka thënë se Gjilani ka qenë një ndër qendrat më të zhvilluara dhe se qe 6 vjet ka stagnim.