Partia Socialdemokrate ka vazhduar aktivitetin elektoral me publikimin e videomesazheve, nëpërmjet të cilave, krahas opozitës, ka kritikuar edhe një numër mediash.
Kandidatja për deputete, Natyra Kuçi, ka theksuar se me mesazhet që kanë dhënë deri tash përfaqësuesit e dy subjekteve kryesore në opozitë, kanë treguar se synojnë t’i bashkohen Vetëvendosjes në qeverisje, pas zgjedhjeve. Ajo ka bërë thirrje të votohet PSD-ja, pasi ka thënë se Kosovës i duhet opozitë që e ruan demokracinë dhe që flet çdo ditë për autoritarizmin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbrëmë e pamë që Lumiri edhe ish lodhur edhe ish dorëzuar. Këtë e shpjegoj demek qytetarët janë lodhur. Lumiri nuk e sheh politikën si ide, por si pushtet. E kur e sheh që nukmrat nuk i ka për pushtet, lodhet e dorëzohet”, ka thënë ajo.
Sipas saj, deklarata e Lumir Abdixhikut të LDK-së, se pas zgjedhjeve dëshiron të punojë, përkthehet në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.
“Kjo me punu kur e din që nuk ke me fitu, i bie me nda pushtetin me Kurtin, me qeverisë me Kurtin”, ka thënë ajo në videon e publikuar në llogarinë e saj në Facebook.
Ajo ka thënë se bazuar në deklaratën e Abdixhikut në një televizion, ai i ka rënë pishman që ka shkuar në zgjedhje. Meqenëse po e sheh që nuk e ka rezultatin që e ka pritur, ai po do me çdo kusht me nda pushtetin me Kurtin”, ka thënë Kuçi.
E kryetari i PSD-së, Dardan Moliqaj, është ankuar në disa televizione, në listën e të cilave nuk e ka përfshirë KTV-në. Ai ka thënë se ato duan ta përmbysin rregullin e demokracisë, për interesa të ndryshme, disa pse, sipas tij, janë me pushtetin e disa me opozitën e deridjeshme. Ai ka paralajmëruar ankesa për trajtim të pabarabartë.
“Për 5 ditë të fushatës, disa televizione po e shkelin Rregulloren për Zgjedhje për përfaqësim të drejtë e të barabartë të subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhje. Debati është jashtëzakonisht i rëndësishëm në demokraci. Pa debat nuk mund të shpërfaqen ide të reja e penalizohet çdo subjekt që dëshiron të hyjë në Kuvend. Thirrja e jonë është që kjo padrejtësi të mos tolerohet. Prandaj, na thirrni në debate, ne jemi të gatshëm për cilindo debat, kurdo e kudo!”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
E kandidati tjetër, Nol Nushi, ka nxjerrë një video nga një emision, duke treguar pse sipas tij, Vjosa Osmani nuk mund të jetë presidente.