Zgjedhjet lokale

AAK-ja në Han të Elezit e mbështet Rufki Sumën si kandidat për kryetar

ramushi

Në ditën e tretë të fushatës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me kandidatët për asamblistë në Han të Elezit.

Në këtë takim, Mehdi Vlusha, përfaqësues i listës së AAK-së për asamble komunale, njoftoi se në bashkëpunim me kryetarin Haradinaj është vendosur që në këto zgjedhje të mbështetet kandidatura e pavarur e Rufki Sumës për kryetar komune, ndërsa AAK do të garojë me listën e saj prej 17 kandidatëve për asamblistë.

Vlusha theksoi se qeverisja deri më tani ka dështuar, duke e cilësuar mungesën e ujit të pijshëm si një nga problemet kryesore me të cilat përballen banorët e Hanit të Elezit.

Nga ana tjetër, Haradinaj shprehu mbështetjen e tij për listën e kandidatëve të AAK-së, duke i cilësuar ata si “deputetë në kuvendin e tyre komunal” dhe duke u zotuar për përkrahje të vazhdueshme.

 Gjatë takimit u bë edhe prezantimi i kandidatëve për asamblistë.