Zgjedhjet lokale

Bulliqi: Podujevës i është shpërblyer besimi qytetar

bulliqi

 

Lëvizja Vetëvendosje sot ka organizuar një tubim elektoral në komunën e Podujevës, në fshatin Llapashticë, ku u tha se gjatë katër viteve në këtë komunë janë investuar 200 deri 250 milionë euro investime.

Në takim ishin prezent kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, deputeti i listës Guxo, Nezir Kraki si dhe kandidatë për kuvend komunal nga rradhët e VV-së.

Bulliqi duke shpalosur programin për komunën e Podujevës, tha se qytetarëve të Podujevës iu është shpërblyer besimi sepse me këtë qeverisje Podujeva ka parë zhvillim të madh.

“Në totalin e asaj llogarie që ne kemi bërë për këto katër vite kemi nga 200 deri 250 milionë euro investime që janë bërë në Podujevë me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë mandatë. Prandaj asnjëherë nuk ka pas investime më shumë Podujeva……Për herë të parë Podujevës i është shpërblyer besimi qytetarë sepse ne gjithmonë kemi lëshuar vota shumë si Llap, gjithmonë kemi dërguar shumë deputetë por asnjëherë nuk kemi pas kthim në formën që na ka kthyer Albin Kurti dhe qeveria e tij për Llapin. Kemi edhe shumë punë dhe projekte që vazhdojmë në mandatin e ri, duke filluar me ngrohja qendrore, funksionalizimi i trafikut urban, investimet në infrastrukturën shkollore, investimet në fushën e bujqësisë, investimet në subvencionimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sportive dhe një varg punësh dhe projektesh të mëdha”, tha ai.

Kurse, deputeti i Lëvizjes Guxo, Nezir Kraku tha se sot ka ardhur nga Parisi në Llapashticë për të marrë pjesë në këtë tubim. Ai ka lavdëruar punën e Bulliqit, duke premtuar se do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

“Jemi më fat që në Kosovë kemi ende njerëz që angazhohen publikisht, merren me politikë jo me rehatu vetën por me i rehatu njerëzit tjerë, jetën e të tjerëve. Kryetari Bulliqi e ka dëshmuar me punë konkrete se i ka kuptuar hallet e secilit qytetarë të kësaj zone dhe ne e kemi kuptuar jeta e shumë qytetarëve është përmirësuar këtu në bujqësi, arsim, infrastrukturë, në ketë sektorët. Niveli lokal këtë detyrë e ka që me qen sa më afër qytetarëve por niveli lokal kur e ka edhe nivelin qëndro që e ka në të njëjtin mendësi, mendësia e shërbimit ndaj tjetrit, atëherë kjo funksionon edhe më mirë. Si e përmendi Bulliqi, Qeveria Kurti ka qen dorëlirë me të gjitha komunat, sidomos te komunat që kanë pas vullnet me marrë, me projektuar gjëra, me thith buxhet e projekte”, tha ai.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 12 tetor, ku qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës do të votojnë për kryetarë të komunave të tyre dhe për asamblistët në kuvendin komunal.

Lexo përditësimet tjera
Zgjedhjet

Dita e 17-të e fushatës

Agjendja e  Lëvizjes VETËVENDOSJE!: 16:00 – Vizitë te biznesi “Arta tex”. (Suharekë) 14:00 – Takim me...