Zgjedhjet lokale

Hyseni: Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën

hyseni

Kryetari i Gjilanit dhe kandidati edhe për një tjetër mandat në krye të komunës, Alban Hyseni ka thënë se do të vazhdojë t’i ketë prioritet bashkatdhetarët.

“Komuna e Gjilanit, do të vazhdoi të ketë prioritet bashkatdhetarët, të cilët vlerësohen si pjesë vitale, pasuri e kombit dhe potenciali për zhvillim të vendit. Duke parë se kontributi i diasporës ndihet dhe vlerësohet në çdo kohë dhe në secilin sektor, komuna do të rris aktivitetet dhe përkrahjen”, ka shkruar ai.

 Hyseni, tha se mërgata është pjesë e rëndësishme e shoqërisë së Gjilanit.

“Zotohemi se do ta vazhdojmë mbështetjen dhe do ta forcojmë lidhjen me mërgatën tonë. Do të krijojmë Zyrën e Mërgatës, për t’i shërbyer më mirë dhe për të qenë më afër çdo qytetari tonë jashtë vendit”, tha ai.

Tutje theksoi se do të vazhdojnë me Forumin Ekonomik të Mërgatës, për të sjellë investime të reja dhe zhvillim ekonomik në Gjilan.

 “Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën tonë”, tha Hyseni.

 

Lexo përditësimet tjera
Votimi

Dita e tretë e fushatës për balotazhin e zgjedhjeve lokale

Agjenda e  Lëvizjes VETËVENDOSJE:17:00 – Tubim në Pejë. (Hotel Dukagjini)19:00 – Tubim në Gjakovë. (Pallati i...