Zgjedhjet lokale

Hyseni: Kemi siguruar mbështetjen më të madhe ndonjëherë për organizatat e dala nga lufta

Alban Hyseni

Të gjitha organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë mbështetje nga Komuna e Gjilanit, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai tha se në mandatin e parë, vetëm për organizatat e dala nga lufta, përmes thirrjes së veçantë kanë siguruar mbështetjen më të madhe ndonjëherë.

“Janë përkrahur të gjitha organizatat për programin e tyre vjetor, një obligim i madh që e kemi marrë dhe po e përmbushim me përkushtim”, tha Alban Hyseni.

 Hyseni i cili është kandidat edhe për një tjetër mandat, theksoi se do të vazhdojnë me mbështetje edhe më të madhe për ta nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre.

Lexo përditësimet tjera
Fushata zgjedhore

Dita e 24-të e fushatës

Agjenda e LVV-së:Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. Merr pjesë nënkryetari i Lëvizjes, Glauk Konjufca. (Shkolla Fillore...