Zgjedhjet lokale

Hyseni: Llapjanët i dhanë vulën e fitores LDK-së

Ekrem Hyseni

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim në Podujevë, ku kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku ia ka ofruar mbështetjen kandidatit për kryetar komunale Ekrem Hyseni. 

Abdixhiku ka thënë se “Llapi nuk falë!” dhe se “Doku po vjen”. 

E LDK-ja në një postim në Facebook ka thënë se “Podujeva sonte ka folur me zë të lartë për ndryshim, për shpresë dhe për zhvillim”. 

“Atmosfera entuziaste, energjia e jashtëzakonshme dhe mbështetja e madhe e qytetarëve të Podujevës dëshmuan fuqishëm besimin e tyre në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në kandidatin për kryetar të komunës, Ekrem Hysenin. Podujeva sonte foli me një zë të lartë për ndryshim, për shpresë, për zhvillim. Qindra e mijëra llapjanë i dhanë mbështetje të jashtëzakonshme kandidatit tonë, njeriut të ndershëm, punëtor e të përkushtuar, Ekrem Hysenit, kryetarit të ardhshëm të Podujevës. Ky mobilizim është dëshmi e qartë se Llapi, djepi i Rugovizmit dhe zemra e LDK-së edhe këtë herë do të prijë në fitoren e madhe më 12 tetor. LDK-ja me Ekrem Hysenin dhe ekipin e saj, është garancia e qeverisjes së mirë, zhvillimit dhe dinjitetit për Podujevën. Llapi drejt fitores së madhe të 12 tetorit!”, është shkruar në postimin e LDK-së. 

E kandidati për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka thënë se “llapjanët i dhanë vulën e fitores së LDK-së”. 

“Folën sonte për 12 tetorin!  Folën bindshëm, folën sigurt, folën qartë!  LDK dhe Llapi janë një! Nga sonte në Llap nuk ka fushatë, ka festë të fitores bindëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të qytetarëve tanë! Faleminderit secilit prej jush për nderin e madh, për përkrahjen e jashtëzakonshme!” – ka shkruar Hyseni në Facebook. 
 


 

Lexo përditësimet tjera
zgjedhjet

Dita e 11-të e fushatës

Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së 11-të të fushatës...