Lëvizja Vetëvendosja ka publikuar listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Listës me 56 kandidatë i prin kandidatja për asamblistë, Mrika Limani-Myrtaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe 48% gra, me një grua bartëse të listës dhe gjashtë gra në dhjetëshen e parë, po e bëjmë të qartë se barazia gjinore nuk është dekor, por bosht i vizionit tonë politik. Kjo është lista e fitores së përbashkët, që sjell dijen dhe përvojën e njerëzve të ndershëm, guximin e atyre që sfidojnë padrejtësitë dhe integritetin e atyre që nuk shiten e nuk blihen. Një listë që do ta kthejë qeverisjen e kryeqytetit në shërbim të shumicës, jo të pakicës së privilegjuar. Për Prishtinën tonë të barabartë, të gjallë dhe të drejtë”, thuhet në postimin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku.