Zgjedhjet lokale

PSD-ja e publikon listën për Prishtinën

Besa Shahini

Partia Socialdemokrate ka publikuar listën garuese për Prishtinë, për zgjedhjet komunale që do të mbahen më 12 tetor.

Besa Shahini, kandidate për kryetare të kryeqytetit, prijëse e kësaj liste, ka thënë se është entuziaste për ekipin e saj.

“Entuziaste me ekipin tim për Prishtinën. Njerëz që e njohin dhe e ndjejnë këtë qytet, aktivistë të kahmotshëm që mbrojnë të drejtën për të jetuar këtu, aktivistë të rinj që duan të përmirësojnë lagjet e tyre, profesionistë nga fushat më të rëndësishme për jetën e përditshme në qytet. Të gjithë do të punojnë që Prishtina të mbetet qyteti ynë i përbashkët, një vend më i drejtë dhe më i jetueshëm për të gjithë, ku secili përket dhe mund të ndërtojë jetën e vet”, ka shkruar ajo në Facebook.

May be an image of text that says