Zgjedhjet lokale

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në Mitrovicë, Peci del i pari

Tahiri Peci

Pas numërimit të të gjitha votave nga diaspora, në Mitrovicën e Jugut ka ndryshim në vendin e parë. Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje e ka kaluar Arian Tahirin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare nga Qendrat Komunale të Numërimit, Tahiri i PDK-së ishte i pari me 40 vota diferencë karshit Pecit. Tahiri pati 15.393 vota, ndërsa Peci 15.353.

Nga votat e diasporës, kandidati i LVV-së ka marrë 392 vota, ndërsa ai i PDK-së 236.

Në total, Peci tash ka 15.745 vota, kurse Tahiri 15.629. Pra, Peci është mbi Tahirin për 116 vota.

Kryetarin e ardhshëm të Mitrovicës do ta përcaktojë balotazhi.