Për organizimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të diskutojmë sot në emisionin “60 Minuta” në kuadër të intervistës me zëdhënësin e KQZ-së Valmir Elezin nga ora 17:10.
Si ka nisur procesi i votimit të diasporës përmes postës?
Sa kompani janë të angazhuara për dërgimi ne fletëvotimeve përmes postës dhe a do të arrijnë këto fletëvotimet edhe në vendet më të largëta?
Kur mund t’i kenë në dispozicion mërgimtarët fletëvotimet a ka ndonjë datë të paraparë?
Votuesi i regjistruar për votim jashtë vendit. A mund të votojë në Kosovë me 28 dhjetor?
Sa është numri i qytetarëve në listën votuese dhe a janë pastruar këto lista?
A është sqaruar votimi me asistencë cilët persona kanë të drejtë dhe kujt do t’i kërkohet raporti mjekësor?Sa organizata do të monitorojnë procesin e zgjedhjeve ne Kosovë?
A do të kemi vëzhgues të huaj në Kosovë?
Si do të shkojë procesi i numërimit të votave dhe a mund të ketë probleme bartja e fletëvotimeve nga diaspora për shkak të festave të fund vitit?
Marrë parasysh që brenda këtij viti KQZ-ja i organizoi tri palë zgjedhje, a ka arritur KQZ t’i adresojë sfidat që hasën në dy parë zgjedhjet e kaluara për t’i evituar ato?