Sot në kuadër të intervistës në emisionin “60 Minuta” në Kohavision do të trajtojmë dy tema.
Fillimisht do të kemi një intervistë nga qendra e numërimit në Prishtinë me Valmir Elezin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me të cilin do të flasim për procesin e numërimit nëpër qendra komunale dhe problemet teknike që janë shfaqur në disa prej qendrave.
Ndërkohë në pjesën e dytë të emisionit në studio do ta kemi drejtorin e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Dren Puka, me të cilin do të flasim për përfshirjen e Kosovës në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian.