Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri javë protesta në Shqipëri – raportohet për organizimin e diasporës

Protesta

Foto: Euronews

Dita e 21-të e protestave në Shqipëri raportohet të ketë mobilizuar edhe mërgatën.

Siç kanë shkruar media në Shqipëri, përfshirë “Euronews”, protesta e së shtunës ka mbledhur edhe mërgimtarë nga Anglia, Franca, Gjermania e Austria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rama në burg, Berisha në burg” është thirrja kryesore e protestave. Këtë herë është paralajmëruar që tubimet do të vazhdojnë përtej mesnate. 

Protestat në Tiranë nisën pas kundërshtimeve ndaj projekteve të zhvillimit turistik në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Zvërnecit, por me kalimin e ditëve ato janë zgjeruar në kërkesa më të gjera për transparencë, llogaridhënie institucionale dhe kundërshtim të politikave të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Projekti në Zvërnec është lidhur publikisht me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump.

E pikërisht sot, Rama ka deklaruar se protestat kundër projektit turistik në Zvërnec po ndikohen nga aktorë ndërkombëtarë dhe “mercenarë digjitalë”, duke përmendur edhe pjesëmarrës nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Ai ka thënë se kundërshtimet lidhen më shumë me emrin e Jared Kushnerit dhe Donald Trumpit sesa me shqetësimet mjedisore.