60 MINUTA

Të hyrat dhe lufta kundër kontrabandës, sot në “60 Minuta” i ftuar drejtori i Doganës

Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” në KTV, me të cilin do të diskutojmë lidhur me punën e këtij institucioni gjatë këtij viti. 

Sa raste të  kontrabandës i ka zbuluar gjatë këtij viti Dogana? Cili ishte produkti  dhe sasia më e lartë e kontrabaduar? 

Cila është situata me luftën kundër kontrabandës në veri të Kosovës, si zbulohen këto raste dhe cili është bashkëpunimi i Doganës dhe institucionet tjera për të luftuar evazionin fiskal? 

Cilat janë mallrat më të importuara në Kosovë dhe cilat shtete, çka tregojnë të dhënat e doganës për importin e energjisë? 

Si qëndron Kosova me eksportin dhe sa terminale doganore tani Dogana e Kosovës i ka nën menaxhim të saj? 

Këto dhe më shumë nga 17:10 në KTV.