Arbëri

11 vatra aktive të zjarreve në Kosovë

Zjarri në fshatin Kçiq (Foto: Driton Paçarada)

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Të paktën 11 vatra zjarri vazhdojnë të mbesin aktive nga 57 sa janë regjistruar të shtunën në Kosovë. 

Në njoftimin e lëshuar nga Agjencia për Menaxhim Emergjent, 46 vatra të zjarrit janë lokalizuar gjatë ditës.

“Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.